“Makthi” i pafundëm i demokratëve, republikanët kontrollojnë edhe Kongresin

09/11/2016 00:00

Partia Republikane ruajti kontrollin e Kongresit, duke i vënë kështu “kapakun” natës së tmerrshme për demokratët. Me Donald Trumpit të zgjedhur president, republikanët do të kenë gjithashtu shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Dominimi në Kongres i mundëson miliarderit të kthejë planet e tij politike në ligje. Por sesa lehtësisht do të ndodhë kjo, është ende e paqartë, duke qenë se disa udhëheqës kyç të partisë kanë refuzuar ta mbështesin atë.

Nata filloi me 34 prej 100 vendeve të Senatit në lojë, por e vetmja fitore që ngriti disi moralin e demokratëve ishte ajo e kongresmenes Tammy Duckworth, një veterane me të dyja këmbët e prera, e cila do të zërë vendin e republikanit Mark Kirk të Ilinoisit.

Cortez Masto ruajti vendin për demokratët, duke mundur republikanin Joe Heck, që pretendonte të bëhej senatorja e parë latine në këtë vend.

Demokratët dështuan gjithashtu të reduktonin në mënyrë të konsiderueshme avantazhin e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, me vetëm 5 humbje. Kryetari i Dhomës, Paul Ryan, që e distancoi veten nga Trumpi, pasi fillimisht e kishte mbështetur atë, u rizgjodh në Wisconsin.

“Po presim me padurim të punojmë bashkërisht me administratën e re për avancimin e një axhende që do të përmirësojë jetën e popullit amerikan”, ishin fjalët e Ryan për mbështetësit.

Ilhan Omar u bë e para somalezo-amerikane që fitoi në garën për Dhomën e Përfaqësuesve. Ajo mbërriti në SHBA kur ishte fëmijë, duke i shpëtuar luftës civile në Somali bashkë me familjen, e duke kaluar 4 vite në një kamp kenian refugjatësh.

Top Channel