Idris Elba mohon lidhjen me Madonnan

02/11/2016 00:00

Vetëm pak ditë më parë u raportua se Madonna dhe Idris Elba ishin fotografuar në një restorant në Londër teksa flirtonin me njëri-tjetrin, pas debutimit të aktorit në sportin e “kickbox”.

Një burim për “The Sun” raportoi se çifti nuk ndahej për asnjë moment nga njëri-tjetri por ky lajm u hodh menjëherë poshtë nga aktori, i cili ka reaguar ashpër, duke ofenduar ata që bëjnë këto lajme.

Ai ka bërë një postim në rrjetin social “Twitter” duke shkruar për 1.96 milionë ndjekësit e tij: “Unë fle me Madonna-n? Jo idiota… Mos iu besoni këtyre gazetave”.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel