Halloween, jo feste amerikane

31/10/2016 00:00

Në aspektin tregtar, Halloween është kthyer në festën e dytë më të rëndësishme të Amerikës. Por disa mendojnë se origjina e kungujve të frikshëm dhe natës së fantazmave, në fakt, gjendet në Europë.

Ata thonë se gjithçka nisi nga një festival pagan. Parku “Tivoli Gardens” i kryeqytetin danez, Kopenhagen, u kthye ditë më parë në vendin ku vizitorët mund të gjenin gjithçka mbi Halloween-in përfshirë këtu informacionet mbi gjenezën e tij.

Eventi në Kopenhagen, i organizuar me rastin e kësaj dite, tërheq çdo vit me mijëra vizitorë. Halloween-i kremtohet ndryshe nëpër Kontinentin e Vjetër dhe në Suedi, festa zgjat një javë. Fjala vetë e ka prejardhjen nga  “All Hallows Eve”, që do të thotë, mbrëmja përpara të gjithë shenjtorëve,  koha kur kujtohen ata që nuk janë më dhe njerëzit luten për ta.

Të gjallët shpresojnë që të vdekurit të jenë mirë atje ku ndodhen. Gjatë mesjetës, kur vinte mbrëmja përpara ditës së shenjtorëve, njerëzit trokisnin derë më derë e kërkonin lëmoshe. Në disa rajone rurale të Gjermanisë kjo praktikë ekziston akoma, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, ajo është shndërruar në një lojë fëmijësh, të cilët i bien dyerve dhe kërkojnë ëmbëlsira.

Top Channel