Halloween-i i “frikshëm” në rrugët e Anglisë

31/10/2016 00:00

Në rrugët e Newcastle në Angli Halloween ka nisur para kohe me skena që tregojnë kaosin e krijuar nga personat që duket qartë që e kanë ekzagjeruar me alkoolin.

Pas festimeve të zgjatura gjatë fundjavës me kostume tipike, mediat kanë publikuar foto të femrave të cilat e kanë ekzagjeruar me alkoolin e për pasojë kanë vuajtur pasojat duke u fotografuar të shtrira në mes të rrugës, madje edhe të gjakosura.

Policia e ka përshkruar fundjavën si të qetë, por në fotot e publikuara duket qartë se këto femra kanë nevojë për një ilaç të fortë për të eliminuar dhimbjet një ditë pas festës.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel