Ish-bashkëshortja e Edi Ramës, Matilda Makoçi rrëfehet për “Exclusive”

30/10/2016 00:00

Bashkëshortja e parë e kryeministrit Edi Rama, Matilda Makoçi, pas shumë vitesh në heshtje ka rrëfyer për  emisionin “Exclusive” në Top Channel jetën e saj pas martesës dhe braktisjes së aktrimit pas lindjes së djalit, Gregori.

“Isha shtatzënë, pas lindjes nuk arrita t’i kthehesha rolit. Nuk kisha më kushte që të ishte djali rehat, duhej ta shoqëroja edhe unë në procesin e rritjes. Unë kam qenë e angazhuar me punë shtëpie. Deri para 2-3 viteve kam qenë e preokupuar pas Gregut”, rrëfen Matilda, e cila shton se edhe tani që djali jeton veçmas, i duhet ta pranojë vendimin e tij –  Puna me të rinjtë është se duhet t’u rrish pas avazit. Nuk më pëlqen që është shkëputur, por nuk kam çfarë t’i bëj është dëshira e tij. Për këtë arsye e kam lënë të shkëputet të jetojë siç dëshiron”.

Ajo tregon se nuk ka marrëdhënie me kryeministrin Rama me të cilin u martua në fundvitet ’80, e u nda në vitin 1991, por e respekton atë.

“Nuk kam marrëdhënie, por kam respekt për përpjekjet që bën dhe shoh që të gjithë e duan”, shprehet Matilda.

Pas emigrimit në Greqi në vitin 1991, Makoçi tentoi që të mos shkëputej nga Kinomatografia. Ajo rrëfen se në serialin “Mikeshat” mori pjesë në 1 nga 4 serialet, pasi nuk kishte mundësi që të angazhohej plotësisht.

Tashmë ajo po shikon mundësinë për t’iu kthyer sërish aktrimit, por pret ofertë për ndonjë rol të karakterit të “mamasë”.

Top Channel