“M’fal për shprehjen”

28/10/2016 00:00

Elvis Pupa rikthehet pas një mungese të gjatë në botën mediatike. 39-vjeçari u largua në vitin 2009 nga Shqipëria, për të emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen e tij.

Largimi i Ermal Mamaqit nga emisioni “6 ditë pa Ermalin” rikthen aktorin në Shqipëri me një program të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram”. Ai ka publikuar një video promovuese për emisionin ku zbulon edhe titullin që do të mbajë ky emision.

‘’M’fal për shprehjen’’ titullohet emisioni i cili është gati t’i sjell publikut doza humori ku nuk do të mungojë dhe ironia, këtë program do të mund ta shihni në kanalin ‘T’ në Digitalb.

Top Channel