Rihanna pushon me shoqen…

14/10/2016 00:00

Disa ditë më parë u bë publik lajme se Rihanna dhe Drake i kanë dhënë fund lidhjes së tyre sepse reperi dilte me vajza të tjera. Riri këtë fazë të vështirë ka vendosur ta kalojë duke bërë disa ditë pushimi me mikeshat e saj më të mira.

Në foton e publikuar nga shoqja e saj e ngushtë Melissa Forde shohim Rihanna-n me bikini duke shijuar një pije.

Nga ana tjetër, Drake ka publikuar një foto në errësirë duke konsumuar pije alkoolike.

Në përshkrimin e kësaj fotoje, reperi ka shkruar se po lutet për të edhe në momentet e tij më të vështira, duke na bërë të kuptojmë se nuk po e kalon aspak mirë të këtë fazë të jetës së tij.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel