Ndryshojnë opinionistët e “Top Show Magazinë”!

13/10/2016 00:00

Duke filluar që nga kjo e premte, dy opinionistet që e nisën sezonin e ri te programit të Dudushit, Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj nuk do të jenë më në rolin e “ngacmuesve” të të ftuarve.

Ky lajm bëhet i ditur nga redaksia e Top Show, e cila nuk jep asnjë detaj se cilët do të jenë emrat konkretë të “zëvendësuesve” të dyshes Kapo e Kolnikaj.

Ata priten të zbulohen të premten mbrëma në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.

Top Channel