Pas 3700 të vrarëve në luftën ndaj drogës, Duterte “luftë” SHBA-ve
09/10/2016 00:00
Lufta e Presidentit Duterte në Filipine ndaj drogës nuk ka të ndalur edhe pse numri i viktimave sipas raportimeve zyrtare i ka kaluar 3700 persona.
E tashmë ai është duke frymëzuar thyerjen e aleancës ushtarake me SHBA pas 65 vitesh, raporton Daily Mail.
Ai ka urdhëruar SHBA të largojë trupat ushtarake që ajo ka nga brigjet e Filipineve.
Përfundimi i mundshëm i aleancës mes dy vendeve vjen si një reagim ndaj kritikave të ashpra ndërkombëtare për masakrën ndaj shpërndarësve të drogës, por edhe të varurve nga lëndët narkotike.
Top Channel