F1 në Japoni, triumfon Rosberg. Mercedes shpallet kampion

09/10/2016 00:00

Nico Rosberg nuk ndalet më, fitorja e Çmimit të Madh të Japonisë e afron akoma më tepër drejt titullit të parë kampion bote kur kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi, ndërkohë që me këtë rezultat Mercedesi u shpall për të tretin vit radhazi kampion bote për konstruktorë.

Gjermani udhëhoqi gjithçka pas një starti perfekt, por gjërat nuk shkuan mirë për shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton i cili nga vendi i dytë me startin shumë të dobët që bëri e pa veten në vendin e tetë në kthesën e parë.

Paraqitja shumë e mirë e Ferrarit, me Vettel që u ngjit deri në vendin e tretë dhe Raikonen që ushtronte presion gjatë gjithë kohës ndaj Riçiardos, ishte vetëm në pjesën e parë të garës.

Hamilton pas “pit stop”-eve doli përpara të dy pilotëve të skuadrës italiane, ndërkohë që nuk mundi të parakalonte deri në fund Max Verstapen për t’i marrë vendin e dytë.

Vettel e Raikkonen me Ferrarin e tyre nuk mundën të shkonin më tepër se vendi i katërt dhe i pestë, pozicione që mund të konsiderohen deri diku pozitive pas dështimit të garave të fundit.

Gara e ardhshme do të jetë Çmimi i Madh i Amerikës pas dy javësh.

FOTO GALERI
8/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA