Uragani “Monster”, Florida kërcënohet nga shkatërrimi

07/10/2016 00:00

Ai që është cilësuar si uragani “Monster” dhe më i rrezikshmi i dekadës së fundit, Matthew ka shkaktuar mbi 300 viktima në Haiti ndërsa është larguar nga ishujt Bahamas dhe ndodhet shumë pranë vijës bregdetare të Floridës.

Kushtet ekstreme të motit kanë përfshirë të gjithë pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 26 milionë njerëz jetojnë përgjatë intenerarit që do të përshkrojë uragani, tashme i kategorisë së tretë.

Pasojat e këtij fenomeni natyror parashikohen të jenë nga ekspertët si më katastrofikët për Floridën në 118 vitet e fundit. Pjesa lindore e shtetit të Floridës është përfshirë nga kushte të rënduara të motit që në orën lokale 1. 200 shtëpive iu është shkëputur menjëherë energjia elektrike që me reshjet e para. Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që jetojnë në zonat më të rrezikuara të largohen dhe të gjejnë streha alternative, por mijëra i kanë refuzuar këto paralajmërime. Në vazhdën e gjithë deklaratave ditet e fundit, guvernatori Rick Scott iu ka bërë thirrje banorëve edhe njëherë .

“Mos ia lini në dorë jetën tuaj fatit. Një lëvizje e vogël mund të ketë rëndësi jetike për ju. Pra, edhe njëherë nëse nuk jeni evakuuar, kjo stuhi do t’ju vrasë. Kohë po ikën , nuk kemi edhe shumë në dispozicion”, tha Rick  Scott guvernatori i Floridës 5071.

Ndërsa kjo është pamja në Haiti, ku njerëzit pas goditjes nga uragani u duhet të rindërtojnë jetën e tyre.

Shtëpitë janë shkatërruar, tokat e punuara nga banorët po ashtu, shumë familje jetojnë me dhimbjen që kanë humbur të afërmit, ndërsa mijëra persona janë shtruar nëpër spitale.

Top Channel