Racizmi, ende plagë e thellë në shoqërinë amerikane

06/10/2016 00:00

Racizmi mbetet një plagë në shoqërinë amerikane dhe një studim i fundit i CNN tregon se shumica e njerëzve mendojnë se marrëdhëniet mes zezakëve dhe të bardhëve në SHBA janë përkeqësuar nën presidencën e Barack Obamës.

Rezultatet e anketës tregojnë se diskriminimi ndaj njerëzve me ngjyrë është një problem shumë serioz dhe shqetësimet në lidhje me paragjykimet ndaj tyre në sistemin e drejtësisë janë shumë të mëdha.

54% thonë se marrëdhëniet mes njerëzve janë përkeqësuar, një rritje tepër e madhe krahasuar me një vit më parë. 52% besojnë se sistemi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara favorizon të bardhët ndaj njerëzve me ngjyrë.

Lëvizja Black Lives Matter ka lindur qëllimisht pas disa incidenteve në vitet e fundit, ku njerëz me ngjyrë, të paarmatosur, janë vrarë nga policia, çka ka sjellë shpërthimin e protestave, disa në mbarë Shtetet e Bashkuara, disa prej të cilave edhe të dhunshme.

Komuniteti me ngjyrë në Amerikë mbështet Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale, krahasuar me Trump. Në përgjithësi, Clinton ka mbajtur një avantazh të gjerë në përmirësimin e jetës së pakicave racore, 60% krahasuar me 32%, të cilët mendojnë se Trump do t’ia dalë më mirë në këtë pikë.

Top Channel