Adrian Gaxha preferon që ta mbajë larg mediave jetën e tij private. Në një intervistë të fundit, këngëtari është shprehur se ka dashur të qëndrojë sa më larg problemeve, duke mos i bërë më publike lidhjet e tij të dashurisë.

Këngëtari ka thënë se një lidhje publike shkakton shumë probleme në çift dhe se ai e respekton privatësinë e personit tjetër.

Kane qenë këto fjalët e Adrianit, i cili mesa duket është zhgënjyer nga eksperienca dhe lidhja e tij e parë e njohur për publikun me Luana Vjollcën.

Top Channel