Ina dhe Keijsi janë bashkë? Artan Kola i nxjerr zbuluar “Antropo-fenomenologji” e ka quajtur ciklin e tij të punimeve, ku prezantohet qenia njerëzore me sytë e një artisti bashkëkohor, siç është Olsten Gripshi, e ku aktualiteti shfaqet me armë e vetëvrasje dhe ngjarje nga kronika e zezë, si pjesë e pandarë e tij.
“Në çdo moment që ne hapim televizorin shikojmë vetëm vrasje, krime. Kjo është emblema, fytyra, kartolina e shoqërisë sonë. Reja, e cila është parajsa, ne nuk arrijmë ta prekim dot se ne jemi në tokë, në këtë tokë të kalbur e të pistë, në këtë ajër të ndotur e ku ne konsumojmë vetëm ilaçe dhe kemi vetëm armë”, tha Oltsen Gripshi, artist bashkëkohor.
Simbolika tek Olsten Gripshi prek çështje të ndjeshme, pasi sipas tij është detyrë e artistit të nxisë opinionin publik.
“Në formën në të cilët është sjellë kjo ekspozitë ngre pikëpyetje të mëdha për shoqërinë tonë dhe për më tepër për një temë shumë të mprehtë, siç është ajo e homoseksualëve. Është një temë, që sot në Shqipëri është ende tabu dhe ne duhet t’i japim një shtysë”, tha ai më tej.
“Kjo ekspozitë më bëri të mendoj veçanërisht për të drejtat e komunitetit gay. Është shumë interesant këndvështrimi, pasi nga kjo ekspozitë unë kuptoj se të drejtat e homoseksualëve janë ende një problem në Shqipëri. Mendoj se debati publik ndonjëherë nis pikërisht nga hapësirat e artit, ndaj ende ka nevojë të ketë më shumë debat lidhur me këtë çështje”, tha një vizitor i huaj.
Olsten Gripshi bën një ftesë për të parë veprat e tij deri në datën 20 tetor në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Top Channel