“Surpriza” e Robertit, ja si e pret Nora Istrefin

04/10/2016 00:00

Nora Istrefi i nxjerr të palarat bashkëshortit të saj, Robertit. Këngëtarja ka kaluar fundjavën jashtë me shoqërinë e saj, ndërkohë që Roberti e ka pritur zgjuar në shtëpi.

Madje, ai ka zbritur në garazhin e makinës për t’i hapur portën, me çorape dhe me shapkat me gishtë të bashkëshortes.

Këngëtarja menjëherë ka publikuar në llogarinë e saj në Snapchat, këtë moment gazmor.

Të jemi realistë, të gjithë qeshim kur veshim çfarë na del përpara për të zbritur poshtë pallatit, ama që mashkulli ideal i shumë femrave të dilte nga shtëpia me çorape dhe shapka me gisht, këtë nuk e kishim imagjinuar kurrë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel