Turqi, arrestohet vëllai i Fethullah Gulen

02/10/2016 00:00

Media turke ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, policia ka arrestuar vëllain e klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, i akuzuar nga autoritetet vendase si organizatori i tentativës së dështuar për grusht shteti në korrik.

Presidenti Erdogan është vënë në një përpjekje të vendosur për ekstradimin e ish-aleatit të tij më të ngushtë, tashmë armik i betuar i qeverisjes së tij, por për këtë pritet vendimi që do të marrin Shtetet e Bashkuara, të cilat thonë se janë duke e shqyrtuar kërkesën e ardhur nga Ankaraja, por presin edhe provat për këtë akuzë.

Kutbettin Gulen është ndaluar nga policia, pas një informacioni të marrë se ai gjendej në shtëpinë e një të afërmi në rajonin e Gaziemirit, në perëndim të provincës së Izmirit. Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve “Anadolu”.

Kutbettin është i pari i afërm i Gulenit që arrestohet pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi.

Top Channel