Çelet festivali i dritave në Berlin

01/10/2016 00:00

Çeljen e festivalit të tij të përvitshëm të dritave, Berlini e realizoi me një show shumëngjyrësh në portën e Brandenburgut. Do të jenë dy javë hareje këto për kryeqytetin gjerman, me spektakle të mrekullueshme ndriçimi, fishekzjarre e drita të çdo lloji.

Porta e Brandenburgut është vetëm një prej 70 ndërtesave, fasadave dhe urave që me të rënë nata, do të ndriçohen në mënyrë spektakolare. Projeksione dhe show pirotenike do të shoqërojnë vendas e turistë për 17 ditë. Por njëri prej show-ve ka tërhequr vëmendjen më shumë se të tjerët: një animacion video i historisë 150-vjeçare të qytetit i cili përfshin dhe projeksionin tetë metra të lartë të Adolf Hitlerit.

Videoja zgjat 7:30 minuta, megjithatë mjaft gazeta lokale e kanë vënë theksin tek 10 sekondat e saj ku shirita të kuq rrethojnë liderin nazist, të pasuar nga 10 sekonda të tjera në të cilat shihet ministri i Propagandes së Reich-ut, Joseph Goebbels duke mbajtur një fjalim.

“Na u kërkua të bënin një përmbledhje të historisë së të paktën 130 viteve në një video vetëm 7,30 minutëshe. Ka shumë gjëra për të thënë aty. Kemi vitet e arta 20` ashtu siç kemi edhe dy luftra të tmerrshme botërore, të cilat nuk duhet të ndodhin kurrë më”, tha Andreas Boehlke, organizator.

Nuk është lënë pa përmendur aty dhe shprehja e famshme e John F. Kennedy-t, “Ich bin ein Berliner” , apo kënga e David Hasselhoff, “I’ve Been Looking For Freedom” e cila dominoi klasifikimet në periudhën e bashkimit të dy Gjermanive.

Top Channel