Irani si Ukraina/ Nga lufta, rriten çmimet globale të ushqimeve, mes tyre vaji dhe drithi Presidenti filipinas Rodrigo Duterte kërkoi që Bashkimi Europian të tregojë respekt ndaj tij si lider, edhe pse më herët i kishte rezervuar bllokut një gjest të turpshëm me gishtin e mesit. I zemëruar nga thirrja e Parlamentit Europian për frenimin e terrorit 11 javor të vrasjes së shpërndarësve dhe trafikantëve të drogës në Filipine, ish-kryebashkiaku i qytetit jugor, Davao sulmoi BE-në.
“Kur isha kryetar bashkie, ishim në rregull, por tani gjërat kanë ndryshuar sepse jam president dhe përfaqësoj kombin. Unë jam presidenti i Republikës. Përse duhet të fyhem? Përse duhet të anatemohem. Mënyra juaj e të menduarit është sikur unë të jem vartësi juaj. Për këtë arsye, po ju çoj në djall të gjithë”, u shpreh Rodrigo Duterte, president i Filipineve.
Pas sharjeve të rënda të drejtuara OKB-së, Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Barack Obama, Bashkimi Europian ishte shënjestra më e fundit e Dutertes që e mori pushtetin në muajin maj me premtimin e goditjes së pamëshirshme të tregtisë së drogës.
Që prej vendosjes se tij ne krye te shtetit ne 30 qershor, në Filipine janë ekzekutuar të paktën 3.800 vetë. Lideri filipinas i ftoi megjithatë Kombet e Bashkuara dhe bllokun europian ta hetojnë fushatën e tij antidrogë, të cilën siç u shpreh disa ditë më parë, mund ta zgjeroje akoma më shumë vitin që vjen, sepse se e kishte nënvlerësuar thellësinë e vërtetë të problemit.
Top Channel