Marko Bello dhe Gazmend Bizhga i bashkohen PAA-së

07/09/2016 00:00

Partia Agrare Ambientaliste ka njoftuar se i janë bashkuar Marko Bello në pozicionin e Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Gazmend Bizhga në pozicionin e Sekretarit Organizativ.

“Partia Agrare Ambientaliste i ka dyert të hapura për të gjithë firgurat politike me synimin për të qënë një grup shpresëdhënës për të ardhmen e shqiptarëve. Partia Agrare Ambientaliste tashmë është një faktor i ri në politikën shqiptare, i përbërë nga njerëz me integritet të lartë politik dhe moral”, lexohet në komunikatën e PAA-së.

Top Channel