Grabitje në pallatin historik në Itali, vidhen 26 ora xhepi prej ari të shekullit XVIII me vlerë 150 mijë euro
Ariana Grande dhe Mac Miller duket se më në fund kanë konfirmuar marrëdhënien e tyre përmes një puthje. Spekulimet për një romancë mes tyre nisën të qarkullonin gjatë fundjavës, ku Mac i është bashkuar në skenë Ariana-s gjatë xhirimeve të “2016 Billboard Hot 100 Festival” në Nju Jork.
Çifti u përfol gjithashtu për një lidhje në 2013, kur punuar së bashku për hitin “The Way” ku madje në videon e këngës u shfaqën duke u puthur. Por në fillim të këtij muaji, thashethemet pushtuan përsëri mediat rozë pasi dyshja u fotografua se bashku në aeroportin e Virxhinia, para se Ariana të fotografohej në koncertin e Mac.
Së fundmi mediat janë pushtuar me fotografitë e dyshes që shihet duke u puthur ndërkohë që është duke drekuar në një restorant në Kaliforni.
Top Channel