Sulmi në Turqi, kamikazi ishte një 12 vjeçar

21/08/2016 00:00

Kamikazi që shndërroi një dasëm në Turqi në një ceremoni mortore, mendohet se ishte i moshës nga 12 në 15 vjeç. shpërthimi shkaktoi mbi 50 viktima dhe të paktën 70 te plagosur.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se pas sulmit në Gaziantep është dora e ISIS.

Ata, të cilët nuk mund të mposhtin Turqinë dhe do të përpiqen të provokojnë duke abuzuar me ndjeshmërinë etnike dhe sektare, nuk e do e kenë të gjatë. Nuk ka dallim mes Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, organizatës te Gylenit që organizoi grushtin e shtetit , apo ISIS që kreu sulmin në Gaziantep.

Në dasëm ishin mbi 230 të ftuar.  Dëshmitarët rrëfejnë horrorin e përjetuar kur papritur një person i pajisur me bombe shpërtheu ndërsa të rinjtë kremtonin dasmën e tyre.

Ceremonia u zëvendësua me lot, me viktima të shtrira në rrugë dhe me mbi 20 ambulanca që mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Gaziantepi, i cili ndodhet disa kilometra larg kufirit me Sirinë, është bazë për disa qeliza të Shtetit Islamik.

Turqia ka përjetuar trazira të mëdha  muajt e fundit, nga tentativa për grusht shteti si edhe një seri shpërthimesh vdekjeprurëse.

Top Channel