“Dorëzohuni ose vdisni”, në Filipine luftë pa limite ndaj drogës (Kujdes! Pamje të rënda)

05/08/2016 00:00

Qindra njerëz janë vrarë dhe trupat e tyre të gjymtuar janë lënë në mes të rrugës prej muajit maj kur Presidenti Rodrigo Duterte fitoi zgjedhjet me premtimin se do të zhdukte drogën brenda 6 muajsh nga shoqëria edhe sikur të ishte i detyruar të vriste dhjetëra mijëra kriminelë.

Policia ka konfirmuar se janë 402 persona të dyshuar si trafikantë, shpërndarës apo përdorues droge të cilët janë vrarë nga momenti që Duterte ka marrë zyrtarisht detyrën në muajin qershor.

Ndërkohë që mediat vendase raportojnë se numri i të vrarëve nga përfundimi i zgjedhjeve deri më sot është 603 persona, 211 prej të cilëve janë ekzekutuar nga njerëz të panjohur.

Anti-narkotikë dhe grupe për të drejtat e njerëzve përreth globit i janë drejtuar të mërkurën OKB-së që të dënojë masat ekstreme të Duterte në luftën ndaj drogës.

E sikur kjo të mos mjaftonte trupa të pajetë njerëzish të gjymtuar dhe me shënime që “ky është përdorues droge” janë lënë në mes të rrugëve për orë të tëra. Një pjesë e këtyre fotove janë bërë edhe publike për mediat.

Imazhet janë tepër të rënda dhe janë të këshillueshme të shikohen vetëm nga personat mbi moshën 18-vjeçare.

Top Channel