Ngjarja në burgun e Vaqarrit, MD: I paraburgosuri është jashtë rrezikut për jetën

30/07/2016 00:00

Në lidhje me rastin në burgun e Vaqarrit, Ministria e Drejtësisë konfirmon se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po kryhen të gjitha veprimet hetimore.

“Sot rreth orës 16:00 në IEPV Vaqarr është plagosur me armë zjarri, nga jashtë institucionit, një i paraburgosur, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Drejtoria e burgjeve informon se po kryhen të gjitha veprimet hetimore dhe situata paraqitet e qetë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Top Channel