Durrës, sekuestrohen 10 kg kanabis; dy të arrestuar

29/07/2016 09:50

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Thumana”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, 1 peshore elektronike dhe telefona celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Thumana”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Arif Koçi, 19 vjeç dhe Bledar Rryçi, 22 vjeç, të dy banues në Thumanë të Krujës.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi me targa AA 675 JT, me drejtues shtetasin Bledar Rryçi, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 10 kg kanabis sativa.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale L.S., 27 vjeç, banues në Mamurras.

Top Channel