 Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
																		
					
					
					
						Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas						 
								
			Policia greke ka mundur të shkatërrojë një organizatë të trafikut të lëndëve narkotike, e cila operonte në qendër të Athinës. Sipas policisë së kryeqytetit grek, 9 shqiptarë, 4 polakë dhe 4 grekë përbënin atë që quhet bërthama e organizatës kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 17.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 185 gramë kokainë, si dhe një numër i madh materialesh ndihmuese të organizatës, një pistoletë dhe 27 fishekë, një sasi parash “cash” dhe mijëra qeska të vogla paketimi të lëndës narkotike.
Policia thotë se kreu i organizatës është një 32-vjeçar shqiptar, ndërsa të gjithë të arrestuarit kishin një rol aktiv në aktivitetin e saj. Arrestimet u kryen në zonat Exarchia, Gizi dhe Lofos Strefi.
Disa prej trafikantëve ishin ngarkuar me furnizimin me lëndë narkotike, e disa të tjerë e shpërndanin atë.
Përfitimet e organizatës llogariten në qindra mijë euro në vit, të cilat pastroheshin nëpërmjet blerjes së skedinave fituese në lotarinë greke dhe bastet zyrtare.
Autoritetet sqarojnë se, qendra e organizatës ndodhej në lagjen rebele “Exarchia”, pasi trafikantët mendonin se në këtë zonë të kryeqytetit helen kishin mundësi të shfrytëzonin pamundësinë e futjes së policisë në të.
Gjatë oreracionit për kapjen e trafikantëve, policia përdori edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për të mundësuar lëvizjen e policëve në rrugët e “Exarchia”-s. Të arrestuarit do t’i dërgohen Gjykatës së Athinës për masë sigurie.
Top Channel