Portugalia, kampione e Europës. Heroi Eder ndëshkon Francën

10/07/2016 00:00

Portugalia shpallet kampione e Europës, duke mposhtur francezët në shtëpinë e tyre me një gol të shënuar nga Eder në minutën e 109.

Ishte sulmuesi ku portugezët besonin më pak, Eder, ai që i dha trofeun e parë të këtij niveli kombëtares së udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, por jo në këtë finale. Ylli portugez u largua nga fusha e lojës që në minutën e 24 për shkak të një dëmtimi.

Një finale me një ritëm të ulët dhe me një Francë që dominoi, krijoi më shumë, por në fund u ndëshkua. Ndoshta duhet të kishin guxuar më shumë ndaj një Portugalie, e cila pas largimit të Ronaldos ishte pa ide në fushën e lojës.

Por, megjithatë kur të gjithë menduan se ndeshja më e rëndësishme e Euro 2016 do të vendosej nga penalltitë, mendon Eder, që shënon një gol të bukur, por me një vlerë të jashtëzakonshme.

As Griezmann, as Pogba, e asnjë tjetër nga lojtarët francez nuk arriti të nderojë tifozët e shumtë të pranishëm në stadium, duke mos arritur të barazonin golin e shënuar nga Eder 11 minuta para përfundimit të shtesës së dytë.

Për herë të parë Portugalia kampione e Europës dhe këtë e bën ndaj Francës e pikërisht në tokën e kësaj të fundit.

FOTO GALERI
7/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA