Arrestohet 48-vjeçari për kontrabandë, procedohen dy doganierë në Kapshticë

06/07/2016 00:00

Një person është arrestuar pasi kalonte mallra ushqimore kontrabandë, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj dy doganierëve në Kapshticë për mos ushtrim detyre dhe mos kontroll në automjet.

Shtetasi i arrestuar është 48-vjeçari Jorgo Liço, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në flagrancë, nga grupi i Antikontrabandës i planizuar në afërsi të qytetit të Bilishtit, me automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” me targë AA927BH, me një sasi mallrash ushqimore(pastiçerie) të dyshuara si kontrabandë, të cilat nuk ishin deklaruar nga ana e tij, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Në vijim të hetimeve të kryera, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale : “Shpërdorimi i detyrës” ndaj  shtetasve: E.Ç, 37 vjeç, si edhe L.K, 57 vjeç, të dy me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës.

Top Channel