Plagosje me armë zjarri në Laç

05/07/2016 21:10

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Laç, në afërsi të stadiumit. Si pasojë e konfliktit mes dy personave ka mbetur i plagosur me pistoletë shtetasi me iniciale M.Ll., 54 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se është bërë i mundur identifikimi i autorit të plagosjes. Ai është shtetasi Albert Spaci, 21 vjeç.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Top Channel