Dhunuan bashkëshortet, dy të arrestuar

05/07/2016 00:00

Dy persona janë arrestuar brenda 24 orëve të fundit pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Kukësit kanë arrestuar në orët e fundit një 44-vjeçar. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka rënë shtetasi Afrim Tusha, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, vijojnë burimet, 44-vjeçari e ka kanosur disa herë bashkëshorten që ajo të mos kallëzonte në polici dhunën e ushtruar prej tij.

Një rast identik është regjistruar edhe në Sarandë, ku një 47 vjeçar është vënë në pranga. Personi i arrestuar është shtetasi Arjan Demani. Arrestimi i tij u bë pranë banesës së në lagjen nr. 3 në Sarandë, pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike kundrejt bashkëshortes së tij, shtetases M.D. 30 vjeç, për motive të dobëta.

Top Channel