Memaliaj, asgjësohen 17 000 bimë kanabis; arrestohen dy persona

27/06/2016 09:00

Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies 17.000 bimë kanabis sativa në Memaliaj, si dhe ka arrestuar dy shtetas të dyshuar si kultivuesit e tyre.

22-vjeçari Renato Rama, banues në fshatin Zhulaj të Memaliajt dhe 28-vjeçari Erndjan Muça, banues në fshatin Turan të Tepelenës u arrestuan pasi në vendin e quajtur Përroi i Kotorrit, në afërsi të fshatit Selckë e Vogël të Memaliajt, dyshohet se kanë kultivuar në gjashtë parcela 17.000 bimë kanabis.

Top Channel