Boston Dynamics mund të jetë një nga kompanitë më pararojë për sa i përket robotëve, në bashkëpuniim me Google, dhe sapo kanë paraqitur më të fundit, robotin që ka befasuar po njësoj si të tjerët më parë.

SpotMini është roboti më i fundit që duket se është përshtatur edhe me mjedise të mbyllura. Roboti mund të lëvizë nëpër shtëpi duke shmangur pengesa si shkallë, mund të ulet poshtë tryezave, mund të lëvizë objekte delikate në kuzhinë pa i thyer, dhe, nëse bie në tokë, mund të çohet vetë  (shih minutën 1:27 në video).

Boston Dynamics ra në sy menjëherë me paraqitjen e robotëve të parë, për shkak të një sistemi shumë të mirë ekuilibrimi. I pari që befasoi ishte BigDog, (Foto 1-5) roboti që ecte në çdo terren pa përjashtim dhe mund të rrinte në këmbë edhe nëse i godiste dikush me shqelm. Mënyra se si e ruanin ekuilibrin ishte jashtëzakonisht e ngjashme me kafshët.

Roboti më i fundit që befasoi publikun dhe që u soll nga Boston Dynamics ishte Atlas. (Foto 6-10) Roboti qëndron mbi dy këmbë si njeri, transporton pesha, mban ekuilibrin nëse e shtyn, dhe, nëse bie, është i aftë të ngrihet vetë në këmbë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA