Në panairin e lojërave elektronike E3, kompania EA paraqiti Battlefield 1, me ngjarje të zhvilluara në Luftën e Parë Botërore dhe që duken shumë premtuese. Me zhvillimin që ka marrë cilësia grafike sot, tmerret e luftës janë edhe më të ndjeshme. 

Video-lojërat me luftë që sot janë më të famshmet në treg, që nga Call of Duty e deri tek Battlefield, e kanë nisur suksesin me skenat reale të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Nuk ishte vetëm grafika apo sportiviteti i ndeshjeve me shokët në “multiplayer”, por dhe mënyra se si përjetoje ngjarjet e tmerrshme që kanë ekzistuar vërtet.

Ato lojëra bënë histori dhe shumë të ardhura duke imituar vende reale dhe situata reale, si rënia e Berlinit apo zbarkimi në Normandi, duke u dhënë lojtarëve një përjetim nga afër të asaj që në kohën e gjyshërve të tyre kishte ndodhur vërtet.

Më pas u zhvilluan në skena moderne e deri fantastiko-shkencore, duke u përqendruar më shumë tek loja ritmike “multiplayer”, që adhurohet sot nga miliona lojtarë në mbarë botën. Por EA mendon se ka ardhur koha që ato ndjesitë e luftërave botërore, me armë të vjetra që nuk të lënë të bësh ç’të duash, të rikthehen edhe një herë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel