Fier, ndihmoi në vrasje, pranga 41-vjeçarit

11/06/2016 09:00

Agjentë të hetimit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Fierit kanë vënë në pranga në orët e fundit një 41-vjeçar të kërkuar për bashkëpunim në vrasje.

Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka rënë shtetasi Sokol Cali, lindur në Rubik dhe banues në lagjen “Beslidhja” të Lezhës.

Sipas njoftimit, nga veprimet hetimore ka rezultuar se, pasi ka vjedhur një automjet tip “Toyota Yaris”, me targë “AA 587 KF”, Cali e ka vënë atë në dispozicion të autorëve të një vrasjeje.

Bëhet fjalë për vrasjen e shtetasit Denis Kasaj dhe plagosjes së shtetasve Kelmend Kastrati dhe Elton Margaritari, ngjarje kjo e ndodhur më 8 janar të këtij viti, në vendin e quajtur Mulliri i Artë, në Fier.

Operacioni i bluve të Fierit për arrestimin e 41-vjeçarit është kryer në bashkëpunim me kolegët e Drejtorisë së Policisë së Lezhës, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë.

Top Channel