“Ça bon 2”, drogë, armë e grabitje, shkatërrohet banda shqiptare e Romës

10/06/2016 00:00

350 kilogramë hashash, gjysmë kilogram kokainë dhe katër pistoleta ju kapën një grupi trafikantësh shqiptarë në Itali.

Policia e Romës ka ekzekutuar 22 urdhra-arresti, që të gjithë ndaj shtetasve shqiptarë që ishin përfshirë në një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni nisi të premten në mëngjes në kryeqytetin italian dhe policia i gjeti grupit të trafikantëve, përveç armëve e drogës edhe veshje të policisë italiane.

Policia italiane e ka koduar këtë operacion me emrin “Ça bon 2”. Arrestimet janë shtrirë që nga Ankona, Kuneo, Padova, Prato dhe Viterbo, ndërsa në finalizimin e tij u përfshinë rreth 100 policë të departamentit hetimor dhe njësitë speciale të Policisë së Shtetit.

Sipas informacioneve zyrtare të policise italiane, organizata kriminale merrej me importimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, por edhe me veprimtari të tjera të kundraligjshme si grabitja e me armë.

Prej disa vitesh ata vepronin më bazë në Torvianica, Pomezia dhe Ardea, afër Romës, në rrethinat e këtij qyteti nga ku mund të qarkullonin të lirshëm për shkak edhe të numrit të madh të të huajve.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel