Fier, sekuestrohen 5 kg kanabis; 2 në pranga

09/06/2016 08:10

Policia e Fierit ka sekuestruar 5 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit “Frontera”.

Të arrestuarit janë 38-vjeçari Bledar Hodo dhe 23-vjeçarja Jurentina Xhafa, të dy banues në Patos.

Sasia e lëndës narkotike u gjet në Fier, në vendin e quajtur Strum.

Top Channel