“Arrest me burg” për burrin që dhunoi gruan në Vlorë

09/06/2016 00:00

Gjykata e shkallës së parë Vlorë ka dhënë masën e arrestit me burg për 44-vjeçarin Ilirian Pajo, i cili tre ditë më parë ka dhunuar bashkëshorten e tij në prani dhe të dy fëmijëve të tij.

I shoqëruar nga disa forca policie, 44-vjeçari ka mbërritur në ambientet e gjykatës rreth orës 11:30 për të marrë masën e arrestit .

Trupi gjykues drejtohej nga gjyqtari Ervin Trashi dhe prokuror i çështjes ishte Eranda Lazaj. Pasi është marrë në pyetje dhe pasi ka dëgjuar pretendimin e të arrestuarit  gjykatësi Trashi ka dhënë masën e arrestin me burg.

Ndërkohë që gjykata e Vlorës ka caktuar avokat kryesisht, pasi asnjë nga avokatët e Vlorës nuk e ka marrë në mbrojtje dhunuesin.

Nga pyetjet që gjyqtari i bëri, doli se 44-vjeçari ka qenë dhe një herë i dënuar për shkatërrim të pronës para disa vitesh.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel