Sarandë, gjendet një person i pajetë

08/06/2016 10:00

Policia e Sarandës ka njoftuar se rreth orës 09:00 të ditës së mërkurë është gjetur një person i pajetë në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se shtetasi me iniciale I.A., 61 vjeç, është gjetur i pajetë në kanalin para banesës, rreth 5-6 m larg oborrit të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja është për shkaqe aksidentale, pasi në trupin e tij nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel