Mirditë, asgjësohen 4000 bimë kanabis; 3 në pranga

07/06/2016 19:00

Policia e Mirditës ka asgjësuar 4000 bimë narkotike kanabis sativa, duke vënë në pranga 3 persona. Në kuadër të operacionit “Lëndina e punuar”, janë sekuestruar edhe 2 armë zjarri automatik dhe 1 armë gjahu pa leje.

Në pranga janë vënë 32-vjeçari Armand Beleshi (banues në Mirditë), 26-vjeçari Emiljano Kola (banues në Kurbin) dhe 25-vjeçari Eugen Simoni (banues në Durrës).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur Qafmulli,  në  tokë pa pronar kanë kultivuar një sasi prej 4000 bimësh narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu u bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik dhe 1 armë gjahu pa leje.

Top Channel