Shkodër, mbetet në burg drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës

06/06/2016 00:00

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës, e cila është arrestuar dy javë më parë për shpërdorim detyre, pas skandalit dhe dyshimeve për abuzime seksuale me të miturit.

Avokati i Albana Llazanit, drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës, kërkoi në gjyq ndryshimin e vendimit të heqjes së lirisë, duke kërkuar “arrest shtëpiak”, por Apeli nuk e mori parasysh kërkesën e tij.

Ndërkohë, Prokuroria këmbënguli sërish se ka prova, që ndaj fëmijëve në “Shtëpinë e Fëmijës Shkodër” është ushtruar dhunë e vazhdueshme, sikurse dyshohet edhe për abuzime seksuale. Vetëm pak ditë më parë u mësua mbi shtatzëninë e padëshiruar dhe abordin e detyruar të disa jetimeve në këtë shtëpi.

Top Channel