“Fundjava”, pranga shpërndarësve të kokainës; mes tyre një polic

06/06/2016 00:00

Policia e Tiranës ka ekzekutuar operacionin e koduar “Weekend”, gjatë të cilit janë sekuestruar 240 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se, gjatë operacionit agjentët e antidrogës kanë arrestuar 4 persona, mes tyre një punonjës policie.

Sipas burimeve, personi në fjalë është identifikuar si shtetasi Gurian Lekzeqiri, i cili po drejtonte një automjet tip “Audi” me targë “AA 797 IU”, në të cilën u gjet edhe lënda narkotike.

Ndërkohë, personat e tjerë të arrestuar janë shtetasit Gëzim Stefa, Ylli Milla dhe Edmond Laska. Grupi e shpërndante drogën tek zona e Oxhakut, shtojnë më tej burimet.

Top Channel