Elbasan, dhunë ndaj një 47-vjeçari, arrestohet autori

04/06/2016 00:00

Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka dhunuar një person duke e lënë të plagosur rëndë.

Personi i arrestuar është shtetasi Ramadan Ibra, 26 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 26-vjeçari u ndalua  nga efektivat e policisë gjatë ditës së premte pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta,  dyshohet të ketë goditur me sende të forta shtetasin  B.D,  47 vjeç, banues në Gramsh.

47-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel