Dhunë ndaj vëllait dhe 3 policëve, arrestohet

03/06/2016 00:00

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht vëllain e tij si dhe për “Kundërshtimin e urdhrit të punonjësve të policisë”.

Burime nga policia bëjnë të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Armando Filaj, banues në fshatin Picar – Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje.

Sipas policisë, Filaj ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të policisë duke mos i’u bindur atyre për shoqërimin e tij në drejtim të ambienteve të Policisë Vlorë, për këto arsye u është kundërpërgjigjur duke ushtruar dhunë fizike ndaj 3 punonjësve të policisë (M.A, K.H, dhe H.M).

Top Channel