Devoll, asgjësohen 9000 rrënjë kanabis

03/06/2016 10:25

Policia ka zbuluar dhe  asgjësuar me anë të djegies 9000 rrënjë kanabis sativa të zbuluara në Devoll. Bimët janë gjetur në fshatin Sinicë, tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Vjeshtës”.

1200 bimë kanabis ishin të mbjella në tokë dhe 7800 bimë në gota plastike.

Gjatë kontrollit të kësaj zone, në një vend të përshtatur, gjithashtu u gjetën dy armë zjarri tip automatik model 56, 4  krëhëra dhe 16  fishekë luftarakë kalibri 7.62 mm.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel