Vlorë, zbulohen dhe asgjësohen rreth 1.180 bimë kanabis

02/06/2016 16:25

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 1.180 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, të mbjella nëpër pyje dhe në pjesë toke pa pronar, në fshatrat Qeparo dhe Mazhar.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, lartësia e bimëve varionte nga 20 deri në 40 cm. Asgjësimi i tyre u bë me anë të djegies.

Autoritetet lokale njoftojnë se po punojnë ndërkohë për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Top Channel