Skandali seksual, Apeli lë në burg Shukri Xhelilin

02/06/2016 11:25

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la këtë të enjte në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Shukri Xhelilin.

Kryebashkiaku i Peshkopisë u shkarkua nga detyra muajin e kaluar pas skandalit seksual ku ishte përfshirë.

Përmes pamjeve filmike vërtetohej se Xhelili kërkonte marrëdhënie seksuale nga një vajzë e re në këmbim të një vendi pune.

Top Channel