Skema e re e Ujësjellës Kanalizimeve për shlyerjen e borxheve

01/06/2016 00:00

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të kryeqytetit njofton për skemën e re me të cilën debitorët privatë dhe biznesi i vogël mund të shlyejnë detyrimet.

Marrëveshja e re ka hyrë në fuqi dhe në bazë të saj kanë ndryshuar këstet mujore të pagesave të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata për furnizmin me ujë të vendosura në aktmarrëveshjen “Për pagesën e detyrimeve me këste për kategorinë e konsumatorëve privat, biznes i vogël”.

Sipas skemës së re, çdo konsumator debitor me hyrjen në fuqi të kësaj aktmarrëveshjeje do të paguajë 7 000 lekë në muaj plus vlerën e faturës mujore. Kjo pagesë do të jetë deri në shuarjen e plotë të të gjithë debisë së krijuar.

Top Channel