Shkodër, policia publikon videon e sekuestrimit të 0.5 kg kokainë

01/06/2016 10:05

Policia e Shkodrës ka shpërndarë për mediat momentin e arrestimit të dy personave që iu sekuestruan gjysmë kg kokakinë e 15 kg kanabis. Në prangat e policisë ranë shtetasit Nexhmi Buahaj, 49 vjeç, nga fshati Kullaj dhe Dritan Mataj, 38 vjeç, nga fshati Mes i Shkodrës.

Zbulimi i këtij rrjeti u bë  pas disa javë hetimesh e përgjimesh nga prokuroria e policia e Shkodrës.

Ndërsa aksioni u finalizua nga ndërhyrja e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Krimet e Rënda, së bashku me specialistët kundër narkotikëve në Policinë e Shlodrës.

Ndaj dy të arrestuarve është ngritur akuza e shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike dhe hetimet për këtë rast vazhdojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Top Channel