FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Një betejë shifrash në distancë mund të cilësohet ajo mes ministrit të Finacave, Arben Ahmetaj dhe deputetes demokrate Jorida Tabaku.
Ministri Ahmetaj deklaroi edhe njëherë se Shqipëria e ka lënë pas krizën, duke iu referuar FMN-së, ndërsa Tabaku replikonte në distancë, duke thënë se në 15 vite nuk ka rritje pagash.
Përplasja në distancë përfshinte dhe bizneset e regjistruara dhe ato të çregjistrauara, kreditimin dhe papunësinë, ku të dy paraqisnin shifra tërësisht të kundërta.
Ahmetaj: FMN konfirmon rritjen e qëndrueshme dhe trendin pozitiv të ekonomisë shqiptare, që tregon se ekonomia dhe konsumatori shqiptar ka lënë mbrapa krizën.
Tabaku: Megjithëse qeveria pretendon se Shqipëria ka dalë nga kriza, për herë të parë në 15 vjet, sikurse me konsumin, paga reale shënoi zbritje më poshtë se norma e inflacionit, duke rënë me 0.1 për qind.
Ahmetaj: Në periudhën janar-maj 2016 u regjistruan 9.849 biznese të reja. Në vetëm 5 muaj, 24 për qind më shumë se një vit më parë.
Tabaku: Qendra Kombëtare e Biznesit tregon një rritje të çregjistrimit të bizneseve të rritur me 25 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm për 5-mujorin.
Ahmetaj: Kredia konsumatore është rritur 12.6 për qind.
Tabaku: BSH në raportin e saj tregon se huaja ka rënë me 1.6 për qind krahasuar me një vit më parë.
Ahmetaj: BB thotë se papunësia është ulur nga 17.5 në 17.1.
Tabaku: Papunësia është rritur në nivelin 17.7 për qind.
Top Channel