Banda e vrasësve me pagesë, 4 nga 13 të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar

01/06/2016 00:00

Në seancën e nëntë gjyqësore kundër 13 të pandehurve të dyshuar për vrasje me pagesë,katër nga të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar.

I dyshuari si vrasës me pagesë, Kristi Pine, të akuzuarit Kalem Hyka, Aleksandër Gore dhe Albano Beqiraj e depozituan këtë kërkesë përmes avokatëve të tyre.

Procesi ndaj pjesëmarrësve në një grup të strukturuar kriminal ka nisur që në muajin mars, por ende nuk është zhvilluar asnjë seancë.

Grupi, sipas Prokurorisë së krimeve të rënda drejtohej nga i dënuari i përjetshëm Admir Tafilaj, i cili porosiste vrasje nga burgu. Ndërkohë që pas kërkesave, gjykata u tërhoq për të dhënë një vendim.

Top Channel