Sejko me ambasadorët: Promovoni Shqipërinë në vendet tuaja

17/05/2016 18:10

Guvernatori Gent Sejko u ka kërkuar ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë që të promovojnë Shqipërinë tek investitorët e vendeve të tyre.

Zoti Sejko i priti diplomatët në një takim të posaçëm në Bankën e Shqipërisë, ku i njohu me situatën ekonomike të vendit dhe zhvillimet e pritshme makro-ekonomike.

Ai deklaroi se Shqipëria po ecën drejt një modeli të ri zhvillimi, i orientuar drejt sektorëve prodhues, ndaj në këtë pikë roli i investimeve të huaja është mjaft i rëndësishëm.

Duke iu përgjigjur interesit të ambasadorëve, guvernatori ndau me ta pikëpamjet e tij mbi perspektivat e zhvillimit të vendit, perceptimin e realitetit ekonomik, ndikimin që do të ketë reforma në drejtësi si dhe forcimi i zbatimit të ligjit.

Ndërsa ambasadorët e vlerësuan takimin, si mjaft frytëdhënëse për të shkëmbyer ide dhe opinione mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Top Channel